Sun, Jun 15, 2025

Botërori i Klubeve, Messi i lumtur: Një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar

  • PublishedJune 14, 2025

Botërori i Klubeve, Messi i lumtur: Një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e tij, sulmuesi argjentinas Leo Messi.

“Mendoj se ka ekipe shumë, shumë të mëdha nga e gjithë bota.

“Është një turne i ri dhe i ndryshëm, luhet për herë të parë dhe mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët këtu. Një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar.”

Kohët e fundit, Javier Mascherano, trajneri aktual i Inter Miami, foli gjithashtu publikisht në lidhje me angazhimin në Kupën e Botës për Klube, duke u ndalur në formën fizike të Pulga-s: “Messi po rikuperohet mirë. Ai pati, ndoshta, disa momente në të cilat na u desh të bënim pa të për shkak të disa shqetësimeve, por ai luajti 15 ndeshjet tona të fundit. Përveç kundër Dallasit, kur i kursyem të gjithë sepse po luanim gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kampionëve. Ai luajti pjesën tjetër të ndeshjeve pa probleme”.


AlbaniaWeb.net