Sun, Jun 15, 2025

Irani paralajmëron Mbretërinë e Bashkuar: Mos ndihmoni Izraelin, do të jeni objektiv

  • PublishedJune 14, 2025

Irani paralajmëron Mbretërinë e Bashkuar: Mos ndihmoni Izraelin, do të jeni objektiv

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Irani ka paralajmëruar ashpër Mbretërinë e Bashkuar që të mos përfshihet në përpjekjet për të ndihmuar Izraelin në ndalimin e sulmeve ndaj territorit iranian.

Sipas burimeve lokale, Teherani ka kërcënuar se do të shënjestrojë anijet dhe bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Francës, në rast se këto vende ndërhyjnë për të mbrojtur Izraelin nga dronët apo raketat iraniane.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga BBC, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Londrës. Megjithatë, autoritetet britanike kanë deklaruar më herët se nuk kanë marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak për të mbrojtur Izraelin kundër ndonjë sulmi iranian.