Sun, Jun 15, 2025

Milani në gjurmët e Granit Xhakës, kontakte me mesfushorin shqiptar

  • PublishedJune 14, 2025

Milani në gjurmët e Granit Xhakës, kontakte me mesfushorin shqiptar

Milan po punon fuqishëm në merkato. Largimi i Reijnders ka lënë një boshllëk të madh në mesfushë dhe pikërisht në këtë repart, kuqezinjtë kërkojnë të përforcohen. Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i preferuar është ai i Granit Xhakës. Në Itali shkojnë më larg, teksa bëhet e ditur se ka patur kontakte.

Kujtojmë që shanset që Xhaka të ndajë rrugët me Leverkusen janë rritur ndjeshëm, pas largimit nga pankina të Xabi Alonsos.

Xhaka është në radarin e drejtorit të ri sportiv Igli Tare dhe shumë shpejt te Milani, mund të ketë të reja të rëndësishme.


AlbaniaWeb.net