Sat, Jun 14, 2025

Turistja e huaj gjendet e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

  • PublishedJune 14, 2025

Turistja e huaj gjendet e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë në një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Turistja ishte vendosur në këtë apartament që prej datës 13 qershor, ndërsa kishte paguar qiranë për disa ditë.

Gruaja u dërgua në Morgun e Spitalit të Vlorës dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Policia po heton lidhur me rastin.