“Universiteti Luarasi ofron kurrikulat më të mira në vend!”- Profesor Geron Kamberi: Tre programe të reja në bashkëpunim me shkollën ekonomike të Londrës! Ja risitë për maturantët
Profesori Geron Kamberi, drejtues i Zyrës së Kërkimit Shkencor në Universitetin Luarasi, ka folur mbi mundësitë që ky universitet u ofron të rinjve pas përfundimit të Maturës Shtetërore.
I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, ai theksoi se Luarasi ka një strukturë moderne fakultetesh dhe kurrikula të përmirësuara vazhdimisht, duke u përshtatur me nevojat reale të tregut të punës.
Risitë përfshijnë programe të reja në gjuhën angleze në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare si London School of Economics, ndërsa diploma e fituar ka të njëjtën vlerë si ajo e universiteteve britanike.
“Risitë lidhen me faktin që vit pas viti, kurrikulat përmirësohen, ndërsa ka edhe pedagogë që vijnë nga eksperiencë shumë e madhe. Janë hapur tre programe të studimit në gjuhën angleze, në bashkëpunim me shkollën ekonomike të Londrës, janë degë që kanë lidhje me analizë të dhënash e analizë biznesi“, tha ai.
Ndër të tjera, profesor Kamberi shprehet se Luarasi ka dhe një fakultet të ri që është ndërtuar, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, që ka degët e Infermierisë dhe programet e integruara të Ciklit të Dytë në farmaci dhe në stomatologji.
Profesor Geron Kamberi, drejtues i Zyrës të Kërkimit Shkencor tek Universiteti Luarasi: Çdo maturant, pasi mbaron Maturën, është përballë një zgjedhjeje në jetë. Kur vendosin të bëjnë universitetin, tashmë maturantët mund të bëjnë zgjedhje. Unë do thosha që Universiteti Luarasi ofron kurrikulat më të mira në vend.
Universiteti Luarasi ka Fakultetin e Drejtësisë, që ka tashmë një traditë. Është Fakulteti i Ekonomisë, që ka degë tepër me rëndësi sot për tregun e punës. Fakulteti i Teknologjisë dhe Inovacionit, pasi teknologjia është kudo. Dhe, Fakulteti i ri që është ndërtuar, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, që ka degët e Infermierisë dhe programet e integruara të Ciklit të Dytë në farmaci dhe në stomatologji.
Risitë lidhen me faktin që vit pas viti, kurrikulat përmirësohen, ndërsa ka edhe pedagogë që vijnë nga eksperiencë shumë e madhe. Janë hapur tre programe të studimit në gjuhën angleze, në bashkëpunim me shkollën ekonomike të Londrës, janë degë që kanë lidhje me analizë të dhënash e analizë biznesi.
Ofrojmë një diplomë, që vlen shumë në tregun e punës dhe ka vlera njësoj sikur studenti të kishte studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Studentët janë më të etur për dije në fillime të shkollës së lartë, ndërsa në master shumica e të rinjve punojnë. Sot, studentët janë në internet dhe nuk është pedagogu ai që di gjithçka, ndërsa informacionet në internet kanë nevojë që të filtrohen.