Botërori i Klubeve, rikthim i rëndësishëm te Juventusi
Juventusi fillon përgatitjet në Shtetet e Bashkuara për debutimin në Kupën e Botës për Klube kundër Al Ain, një ekip nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për herë të parë që nga koha kur u lëndua, Bremer u stërvit me shokët e tij të skuadrës. Më pas, qendërmbrojtësi brazilian, bëri punë individuale.
Gjithashtu në seancën stërvitore të sotme, Arkadiusz Milik dhe Manuel Locatelli u rikthyen pjesërisht në grup. Juventus synon që të bëjë një rrugëtim pozitiv në Kupën e Botës për Klube.