Sun, Jun 15, 2025

David Beckham prek me mesazhin për fëmijët në Ditën e Babait, mes përplasjeve me Brooklyn dhe Nicola

  • PublishedJune 15, 2025

David Beckham prek me mesazhin për fëmijët në Ditën e Babait, mes përplasjeve me Brooklyn dhe Nicola

Në Ditën e Babait, David Beckham publikoi një mesazh emocional në Instagram, mes tensioneve në rritje me djalin e madh Brooklyn dhe nusen e tij, Nicola Peltz, të cilët munguan në 50-vjetorin e ish-futbollistit.

“Punën më të rëndësishme që kam në jetë është të jem baba… Jam krenar për ju të gjithë dhe siç ju them çdo ditë: do jem gjithmonë këtu për ju, çfarëdo që të ndodhë,” shkroi David, duke ndarë foto të vjetra familjare me Victoria-n dhe katër fëmijët: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Përgjigjja nuk vonoi nga djali i tretë, Cruz, i cili komentoi: “Je gjithçka për ne dhe na frymëzon çdo ditë. Të dua baba.”

Edhe Victoria Beckham postoi një urim për bashkëshortin, duke përfshirë imazhe ku Brooklyn ishte në fokus, pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit dhe faktit që ai nuk e uroi David-in për titullin “Sir”, që iu dha nga Mbreti Charles.

“Gëzuar Ditën e Babait për babain më të mirë! Ti gjithmonë udhëheq me dashuri dhe fëmijët tanë janë pasqyrë e kësaj,” shkroi ajo.

Përkundër krizës familjare, çifti tregoi se dashuria për fëmijët mbetet në qendër të gjithçkaje.
David Beckham prek me mesazhin për fëmijët në Ditën e Babait, mes përplasjeve me Brooklyn dhe Nicola