Sun, Jun 15, 2025

Inter në kërkim të një bomberi, dyshja Thu-La s’mjafton, sulmuesi danez i United i preferuari

  • PublishedJune 15, 2025

Inter në kërkim të një bomberi, dyshja Thu-La s’mjafton, sulmuesi danez i United i preferuari

Interi i Cristian Chivu ka shpallur një emergjencë sulmuese para debutimit të tij në stolin e klubit. Pas largimeve të Arnautovic dhe Correa, ky i fundit u zyrtarizua tek Botafogo në Brazil, lajmi i fundit është se Mehdi Taremi është bllokuar në Teheran për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore iraniane, duke i pamundësuar atij udhëtimin në SHBA. Përveç Taremit, Chivu do të ketë mungesa të tjera, si Francesco Pio Esposito dhe Marcus Thuram, i cili nuk ka stërvitur asnjëherë në këto ditë.

Pavarësisht situatës emergjente, që do ta detyrojë Chivun të luajë me Sebastiano Esposito dhe Lautaro Martinez si çift sulmues ndaj Monterrey, Interi është duke kërkuar të forcojë repartin e sulmit në merkato. Objektivi kryesor sikundër bënë me dije ditën e sotme edhe La Gazzetta dello Sport është Rasmus Højlund, sulmuesi i Manchester United, i cili është në kërkim të një transferimi për t’u rikthyer në Itali. Manchester United kërkon 45 milionë euro për Højlund, por ka hapur mundësinë për një huazim me detyrim blerjeje. Interi është mëse i gatshëm të negociojë për këtë mundësi, por nuk mund të plotësojë kërkesën për një transferim të përhershëm në këtë moment.

La Gazzetta
 

Në ditët në vijim, priten intensifikime të bisedimeve mes Interit dhe Manchester United, me synimin për të siguruar Højlund dhe ofruar Chivut një alternativë më të fortë sulmuese për të mbështetur çiftin Thuram-Martinez. Sulmi ishte “thembra e Akilit” tek zikaltrit sezonin e shkuar, diçka e vënë re sa here njëri prej dy sulmuesëve Lautaro apo Thuram mungonte, duke mos patur një alternative në lartësinë e dyshes titullare të sulmit.

Kujtojmë që sulmuesi danez Hojlund e njeh shumë mire kampionatin Italian, duke qenë se ka qenë pjesë e Atalantës në sezonin 2022-2023, teksa në 32 ndeshje arriti të realizojë 9 gola.


AlbaniaWeb.net