Sun, Jun 15, 2025

Milan, pas Xhakës kuqezinjtë pëlqejnë edhe sulmuesin e Liverpool

  • PublishedJune 15, 2025

Milan, pas Xhakës kuqezinjtë pëlqejnë edhe sulmuesin e Liverpool

Pas shitjes së Reijnders, që i ka sjellë Milanit plotë (55 milionë plus bonuse), klubi rossonero po punon në heshtje për përforcimet që do t’ia ofrojë Allegrit. Luka Modric është pothuajse i sigurt, dhe do të vijnë të paktën dy përforcime në mesfushë. Njëri prej tyre mund të jetë Granit Xhaka, mesfushori i eksperiencës, i lindur në 1992, që aktualisht luan për Bayer Leverkusen. Xhaka, ish-lojtar i Arsenal, ka kontratë deri në vitin 2028 dhe është shumë i pëlqyer nga drejtori sportiv i Milanit, Tare. Kontaktet mes palëve kanë nisur prej disa ditësh dhe mund të përfshijnë edhe transferimin e Thiaw, një lojtar që pëlqehet shumë nga gjermanët dhe nuk konsiderohet i pazëvendësueshëm në Milan.

Në pritje të zgjidhjes së çështjes së Theo Hernandez (ku Atletico Madrid është i interesuar për Robertson), Milan po shikon edhe mundësitë për sulmues: synimi është të sigurohet një golashënues i klasit të lartë për t’u bashkuar me Santiago Gimenez, që erdhi nga Feyenoord vitin e kaluar. Pista e Vlahovic duket e vështirë (Tudor dëshiron ta mbajë atë), ashtu si edhe ajo që lidhet me Mateo Retegui, i cili vlerësohet të paktën 50 milionë euro nga Atalanta. Por ka një emër surprizë që mund të tronditë tregun: Darwin Nunez i Liverpool-it.

Në lidhje me uruguaianin, që është në dalje nga Reds, Napoli ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e tij, pasi ai pati një periudhë të shkëlqyer te Benfica para se të kalonte në Premier League. Paguajtur 85 milionë euro, Nunez nuk ka pasur sukses në Angli, duke shënuar vetëm 7 gola në 47 ndeshje sezonin e fundit, një situatë që ka shtyrë trajnerin Slot ta përfshijë në listën e largimeve. Edhe pse ky transferim nuk pritet të jetë i lehtë, shuma e pagës prej 4.7 milionë euro në vit është e përballueshme për Milanin.


AlbaniaWeb.net