Sun, Jun 15, 2025

Në ndihmë të Shqipërisë për përballimin e zjarreve gjatë verës, Ambasada e SHBA në Tiranë: Trajnime të përbashkëta në Bazën Ajrore të Farkës

  • PublishedJune 15, 2025

Në ndihmë të Shqipërisë për përballimin e zjarreve gjatë verës, Ambasada e SHBA në Tiranë: Trajnime të përbashkëta në Bazën Ajrore të Farkës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se, me nisjen e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare në forcimin e kapaciteteve të tyre për reagim ndaj zjarreve.

Sipas njoftimit zyrtar, në Bazën Ajrore të Farkës po zhvillohen stërvitje të specializuara, të cilat përfshijnë edhe përdorimin e teknikës së fikjes nga ajri me “Bambi buckets” – një pajisje e specializuar që përdoret për shuarjen e zjarreve në terrene të vështira dhe me helikopterë.

“Stërvitjet theksojnë bashkëpunimin e ngushtë mes forcave ushtarake të SHBA-së dhe Shqipërisë,” nënvizon Ambasada Amerikane, duke shtuar se ky partneritet synon rritjen e gatishmërisë rajonale për situata emergjente dhe përmirësimin e koordinimit në luftën kundër zjarreve masive.

Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi që synon mbrojtjen e komuniteteve dhe natyrës në Shqipëri dhe rajon.

Reagimi i ambasades

Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.” Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.