Një e dielë për t’u shijuar me familjen në plazh, ja si parashikohet moti për ditën e sotme në të gjithë territorin
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zona të thella të lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era herë pas here do të intensifikohet deri në 14 m/s.
Deti paraqitet me një valëzim të lehtë, në nivelin 1 deri në 3 ballë, duke ofruar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.
Këto kushte pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës, duke krijuar një fundjavë ideale për aktivitete në natyrë dhe pushime pranë bregdetit.