Sun, Jun 15, 2025

Partizani do të largohet nga kryeqyteti, zbulohen detajet për përgatitjet para Europës

  • PublishedJune 15, 2025

Partizani do të largohet nga kryeqyteti, zbulohen detajet për përgatitjet para Europës

Partizani ka vendosur ta zhvillojë fazën përgatitore në Ohër. “Panorama Sport” mëson se të kuqtë do të lënë Tiranën ditën e hënë. Partizani do të qëndrojë për 15 ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj kohe janë programuar edhe tri takime miqësore.

Kjo nuk është hera e parë, që Partizani zhvendoset në Ohër. Te klubi i kuq kishin si opsion edhe fazën përgatitore në Tiranë. Kjo, për shkak të kushteve që ofron kompleksi i Partizanit. Zgjedhja e Ohrit u vendos përfundimisht në ditët e fundit.

Pikërisht nga java e ardhshme do të mësohet dhe kundërshtari i turit të parë në Ligën e Konferencës. Partizani ndodhet në vazon e favoritëve, për këtë edhe lind si detyrim kalimi i turit të parë. Këtë herë do të jetë eksperiencë e veçantë, pasi Partizani do të jetë në vazon e favoritëve sërish edhe nëse kalon turin e parë. E sigurt është se Partizani do të peshkojë skuadra me më pak eksperiencë se ata në Europë, përgjatë viteve të fundit.


AlbaniaWeb.net