Mon, Jun 16, 2025

VIDEO/ Izraeli godet objektivat ushtarake në Teheran, Irani: Sulm i qëllimshëm ndaj ministrisë së Jashtme

  • PublishedJune 15, 2025

VIDEO/ Izraeli godet objektivat ushtarake në Teheran, Irani: Sulm i qëllimshëm ndaj ministrisë së Jashtme

Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) kanë ndërmarrë një seri goditjesh ajrore në kryeqytetin iranian Teheran, duke shkatërruar objektiva ushtarake të konsideruara si kërcënim direkt për sigurinë izraelite.

Sipas një deklarate zyrtare nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), sulmet ajrore synuan objekte për prodhimin e raketave, sisteme të radarëve zbulues dhe lëshues raketash tokë-ajër, të gjitha të lokalizuara në zonën metropolitane të Teheranit.

“Këto goditje u kryen me drejtimin e Drejtorisë së Inteligjencës së IDF,” thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka akuzuar publikisht Izraelin për një “sulm të qëllimshëm dhe të pamëshirshëm” mbi një ndërtesë që i përket Ministrisë së Jashtme të Iranit.

 “Disa civilë u plagosën nga sulmi, përfshirë edhe disa kolegë të mi që u transportuan me urgjencë në spital”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social X.

Ai ka shpërndarë edhe një video ku shfaqen xhamat e thyer dhe rrënojat brenda një ndërtese përballë objektivit të goditur, duke dëshmuar për fuqinë shkatërruese të sulmit.