Bayern tregohet i pamëshirshëm, 10 gola ndaj modestëve nga Zelanda e Re, Kompany: Golavarazhi është tepër i rëndësishëm në këtë fazë
Bayern i Munihut tregon dhëmbët që në ndeshjen e parë të Botërorit të Klubeve, teksa ekipi i Vincent Kompany mundi me shifrat e thella 10-0 ekipin modest të Auckland City nga Zelanda e Re. Bavarezët regjistrojnë kështu fitoren më të thellë të regjistruar ndonjëherë në këtë kompeticion.
Skuadra e Auckland City tregoi limitet, teksa neo zelandezët janë një skuadër gjysëm profesioniste. Megjithatë bavarezët nuk treguan mëshirë duke shënuar plotë 10 herë në portën e tyre. 6 gola u realizuan që në fraksionin e parë të lojës. Dy gola nga Olise, dy nga Coman, Muller dhe Boey bënë që bavarezët të udhëhiqnin me plotë 6 gola pas mbylljes së fraksionit të parë. Ndërkohë kush mendoi se ekipi i Kompany do të mjaftohej me kaq, gaboi rëndë, pasi Bayern shënoi edhe 4 herë të tjera gjatë pjesës së dytë, teksa protagonist u shndërrua Musiala që realizoi një hatrick, ndërsa Muller kompeltoi fitoren me dy shifra të Bayern Munich.
I lumtur për këtë performance bindëse të të tijëve ishte në përfundim të ndeshjes tekniku Vincent Kompany: “Arritëm objektivin. Luajtëm me shumë seriozitet dhe bëmë atë që duhej. Diferenca e golave mund të rezultojë e rëndësishme në këtë grup. E kishim thënë më herët që ka shumë gjasa të vendoset nga këmbëngulja në sulm. Kur një skuadër mbron mirë dhe qëndron pas, nuk është e sigurt që do të shënosh 10 gola. Dhe pikërisht për këtë nuk kishim ç’të bënim më shumë sot. Momenti kulmor për mua ishte sprinti mbrojtës i Jamal Musialës. Dhe nëse je duke bërë diçka të tillë në një ndeshje të këtij lloji, atëherë ke një themel të forte, që do të na shërbej për të ardhmen”.
Me këtë sukses të thellë Bayern kryeson grupin C me 3 pikë, aty ku krahas Auckland City bëjnë pjesë edhe Boca Juniors e Benfica.