Mon, Jun 16, 2025

Debuton ndaj Al Hilal, Alonso “ndez” Realin: Dua Botërorin për Klube

  • PublishedJune 16, 2025

Debuton ndaj Al Hilal, Alonso “ndez” Realin: Dua Botërorin për Klube

Xabi Alonso do të debutojë në krye të Real Madrid, të mërkurën, në Botërorin për Klube, ndaj Al Hilal të Simone Inzaghi-t. Ish trajneri i Bayer Leverkusen është i qartë se çfarë kërkon nga ky turne:

“Kemi ardhur këtu me entuziazëm, dëshirojmë të bëjmë një turne të mirë dhe t’i shkojmë deri në fund. Kemi pak kohë për t’u njohur dhe për të punuar së bashku, por kontaktet e para që kam pasur me lojtarët ka qenë pozitive. Unë jam trajner, por më pëlqen të qëndrojë afër me të gjithë. Duhet të kemi prioritet për mënyrën se si do të luajmë, dhe çfarë dëshirojmë të bëjmë, unë kërkoj ta bëjë këtë që në momentin e parë”, u shpreh Xabi Alonso përpara sfidës kundër Al Hilal.

Në këtë debutim të tij në krye të Real Madrid, Alonso duhet të bëjë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Mendy dhe Endrich. Të dy lojtarët nuk kanë fluturuar drejt SHBA, kanë qëndruar në Madrid për t’u rikuperuar nga problemet fizike që kanë. Nuk është ende e qartë se kur do të bashkohen me pjesën tjetër të ekipit. Ndërkohë, me grupin është bashkuar menjëherë afrimi i tyre i bujshëm i verës, Aleksander Arnold.

()


AlbaniaWeb.net