Mon, Jun 16, 2025

Hodhi send të fortë nga ballkoni dhe dëmtoi një 9-vjeçar, procedohet penalisht 20-vjeçarja

  • PublishedJune 16, 2025

Hodhi send të fortë nga ballkoni dhe dëmtoi një 9-vjeçar, procedohet penalisht 20-vjeçarja

Një 20-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka hedhur një send të fortë nga ballkoni duke dëmtuar një djalë 9-vjeçar.

Raportohet se e reja e ka hedhur aksidentalisht sendin e fortv, ndërsa i mituri mori ndihmë mjekësore në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia.