Mon, Jun 16, 2025

Përmbyset një automjet, transportohen me urgjencë drejt spitalit një grua dhe tre fëmijë

  • PublishedJune 16, 2025

Përmbyset një automjet, transportohen me urgjencë drejt spitalit një grua dhe tre fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndime për katër pasagjerë.

aksident 1

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital tre fëmijë dhe një grua, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksident 2

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.