Presidenti iranian thirrje popullit: Përballuni me agresionin – Vrasjet s’mund ta thyejnë këtë komb!
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje të gjithë iranianëve të “qëndrojnë së bashku, të këmbëngulin dhe të përballen me agresionin kriminal ndaj të cilit është nënshtruar Irani”.
Gjatë fjalës së tij në parlamentin e vendit, presidenti iranian tha se Irani “i ka dhënë një shans diplomacisë dhe i ka hapur rrugën për negociata dhe dialog”.
“Armiku nuk mund ta shkatërrojë Iranin dhe popullin e tij përmes vrasjeve dhe terrorizmit. Ka qindra heronj të tjerë që do ta mbajnë flamurin dhe do të vazhdojnë rrugën pas çdo sulmi të synuar”, tha ai.
Pezeshkian përsëriti gjithashtu se vendi i tij “nuk kërkon të zotërojë armë bërthamore”, por se ka “të drejtë të përfitojë nga energjia bërthamore dhe kërkimet që u sjellin dobi popullit të tij”.