Raketat në Lindjen e Mesme, Çollaku: Konflikti Iran-Izrael rrezikon të shndërrohet në luftë globale
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në Log në News24 foli lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, duke paralajmëruar se situata ka dalë përtej kufijve të një konflikti rajonal dhe mund të shndërrohet në një përplasje me përmasa globale.
“Nuk është më thjesht një çështje mes Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka potencialin të përfshijë aktorë të tjerë dhe të ndryshojë sistemin dhe rendin aktual, veçanërisht në Lindjen e Mesme, por edhe përtej saj,” u shpreh Çollaku.
Sipas tij, përplasja aktuale mund të zgjerohet ndjeshëm nëse përfshihen edhe fuqitë e mëdha botërore. “Nëse do të ketë një përfshirje më të hapur të Shteteve të Bashkuara, është e pamundur që Kina dhe Rusia të qëndrojnë jashtë. Të gjithë aktorët e mëdhenj do të pozicionohen,” tha deputeti demokrat.
Çollaku shtoi se destabilizimi i mëtejshëm në Lindjen e Mesme nuk është vetëm çështje izraelito-iraniane, por një skenar që mund të ndikojë drejtpërdrejt në arkitekturën globale të sigurisë.
Kreshnik Çollaku: Rrezikshmëria më e lartë dhe të dhënat e datës 13, në vetëm pak ditë, duket sikur kemi jetuar në një dekadë në mes, sepse nga goditja e Izraelit dhe kundërpërgjigja e dobët e Iranit, ngjarjet po evoluojnë.
Kemi kundërpërgjigje, goditjeje nga Irani, të civilëve në zona të banuara, pa asnjë objektiv ushtarak. Kemi kërcënime nga Irani se do godasë aleatët, bazat ushtarake përfshirë dhe SHBA, kemi një goditje të ambasadës së SHBA. Izraeli paralajmëron zonat e banuara për tu evakuuar sepse do ketë goditje. Duket se nga data 13 deri sot ka një 5 vjeçar në mes.
Nuk është çështja Izrael-Iran veçmas, potenciali i kësaj luftë për të përfshire aktorë të tjerë, të dyja palët duan ta bëjnë, ka për të qenë e përmasave që do të ndryshojë një sistem, një rend të ri, sidomos në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë, sepse nuk mendoj se problemi i Irani është Izraeli në vetvete, por përfshirja e aktorëve të tjerë. Do përpiqet Irani të thërras dhe aktorë të tjerë, edhe Izraeli nga ana e tij.
Sipas analistëve të huaj, parashikohet se Irani mund të kontestohet në pushtim të vendeve të tjera, si një pjesë të Irakut. Në tentativë për ta zgjedhuar konfliktin, mund të prodhojë situata të tilla, që të kërkojë mbështetje nga Iraku. Nëse do ketë një përfshirje më të hapur të SHBA, aktorë si Kina Rusia, nuk do rrinë në tryezë.