Mon, Jun 16, 2025

Të fortë në merkato, skuadrat tona forcohen në prag të rrugëtimit evropian

  • PublishedJune 16, 2025

Të fortë në merkato, skuadrat tona forcohen në prag të rrugëtimit evropian

Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Partizani do të mësojnë të marten e 17 Qershorit edhe fatin e tyre sa i takon rrugëtimit në Evropë. Një rrugëtim që padyshim rrit prestigjin e skuadrave tona në Evropë, por mbi të gjitha është mundësia më e mirë për të mbushur arkat e këtyre klubeve.

Ajo ç’ka vihet re këtë vit është fakti se skuadrat tona që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet evropiane duken më të përgatitura se kurrë. Zhvillimi i fazes përgatitore në kohë si dhe mbi të gjitha dhënia e besimit ndaj stafeve teknike tek këto skuadra, janë element që duhen vlerësuar, duke ditur sindromat që futbolli ynë ka patur në të kaluarën në të njëjtë periudhë kohe.

Por jo vetëm kaq, ekipet tona janë duke punuar fort edhe sa i takon merkatos. E përditshmja më e madhe sportive në vend “Panorama Sport” ditën e sotme pati në qendër të vëmendjes pikërisht lëvizjet në merkato tek skuadrat tona, teksa vjen me titullin kryesor: Europianët tanë, fort në merkato.

Panorama Sport
Panorama Sport

Kështu sipas “Panorama Sport” kampionët në fuqi të Egnatias kanë mbyllur marrëveshjet për transferimin në Rrogozhinë të braziliani Ze Welington nga ekipi Brazilian I Flamengos si dhe të mbrojtësit Anio Poçi, që vjen nga grekët e Panionios.

Ndërkohë këtë fundjavë Partizani i Gegës, pas zyrtarizimit të Xhuliano Skukës, përforcohet edhe në mbrojte, teksa “demat” bënë zyrtare afrimin e Carlos Martinez. Martinez është pjesë e kombëtares kosta rikane.

Martinez Partizani
Martinez Partizani

Ndërkohë që tek Dinamo e Ilir Dajës po punohet për të gjetur një pasues të sulmuesit afrikan Mandela Itodo, që pritet të largohet këtë verë nga blutë. “Nëndetësja” pritet të zyrtarizojë shumë shpejtë afrimin e sulmuesit Hekuran Berisha nga skuadra e Dukagjinit.

Ndërkohë nuk ngelet prapa as Vllaznia, që ditën e dielë zyrtarizoi afrimin e mbrojtësit Artan Jazxhi, një njohje e vjetër kjo e teknikut Edi Martini, duke qenë se 24 vjeçari vjen nga Teuta.

Vllazniaa
 


AlbaniaWeb.net