Tue, Jun 17, 2025

Të kuqtë të përgjysmuar në Ohër, 6 futbollistë nuk udhëtojnë për fazën përgatitore. Adnard Mehmeti nuk i përgjigjet stafit teknik

  • PublishedJune 16, 2025

Të kuqtë të përgjysmuar në Ohër, 6 futbollistë nuk udhëtojnë për fazën përgatitore. Adnard Mehmeti nuk i përgjigjet stafit teknik

Në prag të shortit për Conference League, që do të hidhet ditën e nesërme, situata te Partizani nuk është e mirë. Të kuqtë kanë nisur fazën përgatitore në Ohër, por ekipi nuk është i plotë, pasi disa futbollistë nuk kanë udhëtuar me ekipin.

Janë ta paktën 6 futbollistë të kuq që nuk i janë bashkuar grupit, me arsye të ndryshme. Por rasti i Adnard Mehmetit, mesfushorit kosovar, është më i komplikuari. 24-vjeçari ka edhe dy vjet kontratë me Partizanin, por nuk ka pranuar të udhëtojë, të paktën ditën e sotme. Burime pranë lojtarit thonë se atij nuk i pëlqen mënyra se si sillet trajneri dhe në këtë mënyrë ka refuzuar të shkojë në Ohër. Mesfushori në fjalë nuk i është përgjigjur as në telefeon stafit teknik.

Dy futbollistë të tjerë, Ismaili dhe Janjeva pretendojnë se janë të sëmurë dhe për këtë arsye nuk kanë udhëtuar. Ndërsa Isgardali ka shkuar deri në kufirin në Qafë-Thanë, por është kthyer pasi duhej të pajisej me vizë. Ndërsa Sembene dhe Kasemi nuk janë nisur po për arsye vizash që duhet në këtë rast për në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra e Skënder Gegës, do të stërvitet në vendin fqinj për dy javë, ku pasi të përfundojë stërvitjen do të zhvillojë tre miqësore.

Më datë 20 qershor do të përballen me Ballkanin, më 24 qershor ndaj Rabotniçkin dhe më 28 qershor me Dinamon. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit.

()


AlbaniaWeb.net