Tue, Jun 17, 2025

Tërheqja e Hasanbelliut nga Teuta, presidenti Duka reagon zyrtarisht pas deklaratës së papritur

  • PublishedJune 16, 2025

Tërheqja e Hasanbelliut nga Teuta, presidenti Duka reagon zyrtarisht pas deklaratës së papritur

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu u tërhoq sot nga Teuta. Deklaratë e papritur nga klubi durrsak, për presidentin që qëndroi prej 26 vitesh në krye.

Për largimin e Hasanbelliut ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu! 26 vite kontribut te Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë.

Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport. Suksese në rrugëtimin e radhës!”

()


AlbaniaWeb.net