U konstatuan duke shitur lëndë narkotike, e pësojnë keq dy shtetas të huaj në Dhërmi
Policia e Dhërmiut ka vënë në pranga dy shtetas të huaj, një nga Malajzia dhe një nga Mbretëria e Bashkuar, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonat turistike të jugut.
Në vijim të kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik, u goditën dy raste të shpërndarjes së drogës. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë:
J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë një kontrolli fizik në territorin e Dhërmiut, iu gjetën dhe sekuestruan disa doza të kokainës si dhe tableta të dyshuara si ekstazi.
Njoftimi i policisë
DVP Vlorë
Kontrolle intensive në zonat bregdetare, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Dhërmi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht në zonat turistike, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në fshatin Dhërmi.
Si rezultat i kontrolleve të kryera, u goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë;
O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe disa tableta ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.