Mon, Jun 16, 2025

VIDEO/ Izraeli godet televizionin shtetëror iranian pak orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëroi se transmetuesi shtetëror do zhdukej, IRINN rifillon ‘normalisht’ punën pas sulmit

  • PublishedJune 16, 2025

VIDEO/ Izraeli godet televizionin shtetëror iranian pak orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëroi se transmetuesi shtetëror do zhdukej, IRINN rifillon ‘normalisht’ punën pas sulmit

Televizioni shtetëror iranian, IRINN, pjesë e transmetuesit publik të Republikës Islamike të Iranit, ka raportuar se është goditur nga një sulm izraelit, vetëm disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëroi se transmetuesi “është afër zhdukjes”.

Lajmi u konfirmua nga vetë IRINN dhe u përhap gjerësisht nga agjencia Reuters, ndërsa në pamjet filmike të publikuara nga televizioni, shihen momentet kur mbeturina bien në studio dhe prezantuesja largohet në nxitim nga kamera.

Transmetimi u ndërpre për disa minuta, por më pas u rikthye në transmetim të drejtpërdrejtë. Në ekran u shfaq një njoftim që siguronte shikuesit se “të gjitha programet po vazhdojnë pa ndërprerje”.

Në një shirit informativ në fund të ekranit, IRINN akuzoi Izraelin për “një shkelje brutale” ndaj sovranitetit të Iranit, duke theksuar se është goditur një nga ndërtesat e transmetuesit shtetëror.

Sipas IRINN, qëllimi i sulmit ishte “mbyllja e zërit të së vërtetës”, ndërkohë që tensionet mes Teheranit dhe Tel Avivit kanë arritur nivele kritike pas shkëmbimeve të fundit ushtarake në rajon.