Brad Pitt shfaqet me pamje të re, por ç’fshihet pas rikthimit të tij surprizë?
Brad Pitt ka habitur fansat me pamjen e tij të re apo më saktë, të vjetër. Aktori 61-vjeçar është shfaqur me flokët e rruara, një stil që e rikthen në kohën e vitit 2004. Në premierën e filmit të tij të ri F1, mbajtur më 16 qershor në Nju Jork, Pitt tregoi për PEOPLE se pamja është pjesë e një roli të ri. “Sapo mbarova një punë… ishte për një personazh që e bëmë”, tha ai.
Në tapetin e kuq, ai shkëlqeu me një kostum blu me gjoks të dyfishtë, këmishë të bardhë dhe një pallto xhepi sateni, pamje që i ka bërë jehonë edhe kopertinës së fundit të GQ, ku u shfaq me të njëjtin stil. Pitt u shoqërua në premierë nga partnerja e tij, Ines de Ramon, 32 vjeçe, e cila mori vëmendje me një bluzë transparente dhe fund të gjatë me pupla, të kompletuar me çantë Chanel.
Në film, Pitt luan Sonny Hayes, një pilot legjendar i Formula 1 që pas një aksidenti, largohet nga sporti. Tridhjetë vjet më vonë, një mik i vjetër (luajtur nga Javier Bardem) e bind ta rikthejë lavdinë por rruga drejt shpengimit është më e vështirë se kurrë, dhe gara më e madhe është ajo kundër vetë shokut të skuadrës.
Pitt ndau entuziazmin për xhirimet në pista të njohura si Silverstone, Spa në Belgjikë dhe Abu Dhabi, duke i përshkruar si “tokë e shenjtë”. Përvojën pas timonit e quajti “të pabesueshme”: “Ka një qetësi të çuditshme në makinë kur je në kufijtë ekstremë… është një ndjesi që nuk përshkruhet”.