Tue, Jun 17, 2025

Chelsea e nis me fitore, triumfon edhe Flamengo në Botërorin e Klubeve (VIDEO)

  • PublishedJune 17, 2025

Chelsea e nis me fitore, triumfon edhe Flamengo në Botërorin e Klubeve (VIDEO)

Chelsea e nis me fitore aventurën në Botërorin e Klubeve, me blutë që triumfuan 2-0 përballë Los Angeles. Ekipi i Maresca-s mori shpejt kontrollin e lojës, por goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 34-ët, ku Pedro Neto mori një top të bukur nga Nicolas Jackson, duke finalizuar saktë përballë portierit. Për të mbyllur llogaritë me ekipin amerikan mendoi kapiteni Enzo Fernandez, me këtë të fundit që në minutën e 79-të ndoqi mirë një zbritje të Chelsea-t në sulm duke dyfishuar shifrat. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me londinezët që marrin jo vetëm 3 pikët e para, por dhe kreun e Grupin D.

Më shumë se sa rezultati, ku mund të bënin diçka më shumë, mbi të gjitha në aspektin ofensivë, trajneri Maresca vlerësoi faktin që ekipi i tij nuk pësoi: “Mbyllëm një sezon në Premier League dhe Confernece League të fortë në mbrojtje, pa pësuar shumë gola. Vazhduam me këtë trend dhe kjo është pikërisht ajo që dëshirojmë, të na kthehet në ves fakti që nuk pësojmë. Pedro Neto? Ai është një profesionist shumë i mirë dhe po bën një punë të mirë. Jam i sigurt se sezonin e ri ai do të bëjë më mirë, sa i përket golave dhe asisteve”, u shpreh Marseca.

Në Grupin D, në kuotë të njëjtë pikësh me Chelsea-n ndodhet edhe Flamengo. Ekipi brazilian fitoi 2-0 përballë tunizianëve të Esperance Tuins. Ashtu si Chelsea, edhe Flamengo zgjidhi gjithçka me nga një gol për çdo pjesë.

()


AlbaniaWeb.net