Wed, Jun 18, 2025

Emri i vajzës së Megan Fox dhe MGK i habit të gjithë, ja si e quajtën

  • PublishedJune 17, 2025

Emri i vajzës së Megan Fox dhe MGK i habit të gjithë, ja si e quajtën

Pas muajsh spekulimesh dhe pritjeje, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë zbuluar më në fund emrin e vajzës së tyre të vogël. Fansat kishin aluduar për një emër jo të zakonshëm, si “Celestial Seed”, por çifti kishte zgjedhur diçka po aq unike, por ndryshe nga ç’pritej.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku MGK luan për të bijën, ai vendos në përshkrim vetëm emrin e saj të plotë të shoqëruar me një ikonë zemre. Krahas videos, reperi shkruan: “Faleminderit për dhuratën më fantastike”, duke e shoqëruar me një etiketim për Megan Fox.

Emri i vogëlushes është Saga Blade Fox-Baker, një përzierje poetike dhe e fuqishme që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.