Tue, Jun 17, 2025

Kartona të kuq e asnjë fitues, Boca dhe Benfica ndahen në barazim

  • PublishedJune 17, 2025

Kartona të kuq e asnjë fitues, Boca dhe Benfica ndahen në barazim

Bajerni është tashmë vetëm në krye të renditjes së Grupit C, pasi ndeshja mes Boca Juniors dhe Benfikës përfundon 2-2. Në Majami, që ngjasonte me një “Bombonera”, kjo pasi impianti ishte I dominuar nga fansat e ekipit argjentinas, rezultati i duket se i rri ngushtë ekipit të Bocas, i cili në minutën e 27-të ishin në avantazh me dy gola. Në minutën e 21-të, goditja e Miguel Merentiel pas një loje të bukur nga Blanco (i cili kaloi kundërshtarin me tunelin dhe bëri asist) dhe gjuajtja me kokë e Battaglia pas një krosimi nga këndi nga Costa, i dhanë argjentinasve mundësinë për të tentuar sigurimin e fitores që në fraksionin e pare.

Por një ndërhyrje e gabuar e Palacios në zonë ndaj Otamendit solli penalltinë në fund të pjesës së parë, të cilën Di Maria e shfrytëzoi për të ngushtuar diferencën.

Në pjesën e dytë, trajneri Lage futi menjëherë në lojë Belottin, por kjo lëvizje nuk dha rezultat, pasi ish-lojtari i Torinos u përjashtua në minutën e 72-të për një ndërhyrje shumë të rrezikshme me këmbë të lartë ndaj Costës, i cili mori një goditje të fortë në këmbë: karton i kuq dhe portugezët mbetën me dhjetë lojtarë.

Megjithatë, për të shpëtuar rezultatin nga humbja mendoi Otamendi, i cili me goditje me kokë pas një këndi shënoi golin e barazimit duke mposhtur portierin e Bocas.

Në fund, u përjashtua edhe Figal, për Bocan për një ndërhyrje të parregullt, por ndeshja përfundoi 2-2: gjithçka mbetet e hapur për vendin e dytë në Grupin C.

Në ndeshjet e dyta të këtij grupi Bajernin sfidon Bocan, ndërsa Benfika do të përballet me Auckland City, me objektivin për të fituar dhe shënuar sa më shumë gola pasi diferenca e golave mund të jetë vendimtare në këtë grup.


AlbaniaWeb.net