Label i ri, ambicie të reja! Egli Tako prezanton hapin e radhës në muzikë
Egli Tako ka bërë të ditur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik. Përmes një njoftimi në Instagram, ajo ka zbuluar se tashmë do të jetë pjesë e labelit SBS Entertainment, që do të menaxhojë karrierën e saj muzikore nga ky moment e në vazhdim.
Egli e ka shoqëruar lajmin me një mesazh për ndjekësit, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe entuziazmin për projektet që vijnë.
“Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment. Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta…”, shkruan ajo ndër të tjera.