Wed, Jun 18, 2025

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

  • PublishedJune 17, 2025

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

Në anën tjetër të globit, por gjithmonë me ide të qarta. Sergio Ramos, aktualisht futbollist i Monterrey në Meksikë, foli në konferencë për shtyp sa i takon Topit të Artë.

Ai shprehet se këtë trofe individual e meriton Kylian Mbappé.

“Gjithmonë do t’ia jepja Mbappé-s. Jo vetëm sepse jemi miq, por edhe për atë që ka treguar në fushë. Ai ka shënuar shumë, fitoi Këpucën e Artë, ishte vendimtar edhe pse skuadra e tij nuk fitoi gjithçka”.

​​Për ish-kapitenin e Real Madridit, Mbappé tashmë ka atë që duhet për të bërë histori: “Nëse do të varej nga unë, sot ai do të kishte tashmë 4 ose 5 Topa të Artë në kabinetin e tij. Ai ka gjithçka: talent, qëndrueshmëri, shpirt konkurrues. Ai është një kampion që vetëm mund të përmirësohet”.


AlbaniaWeb.net