“Më vranë dy njerëz të rëndësishëm”, Erion Alibej dëshmon sërish në GJKKO: Suel Çela donte të nxirrte Endritin jashtë loje, ja si komunikoja për vrasjet
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dhënë sot (17 qershor) një dëshmi të detajuar para Gjykatës së Posaçme, duke pranuar përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibej, i cili u vra më herët në një atentat.
Në rrëfimin e tij, Alibej deklaroi se kishte bashkëpunuar me Dritan Gjikën për transportin e një ngarkese prej 530 kilogramësh kokainë nga Ekuadori drejt portit të Mersinit në Turqi. Por sipas tij, gjithçka ndryshoi kur dy nga personat kyç të operacionit – Endriti dhe një shtetas turk – u eliminuan fizikisht.
“Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkese, Endritin dhe mikun e tij turkun, të cilët kishin rol kyç për nxjerrjen e drogës nga porti. Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit, por pas vrasjeve, pësova një goditje të rëndë jo vetëm emocionale, por edhe ekonomike. Deri për bukën e gojës,” u shpreh Alibej.
Gjatë dëshmisë, ai mohoi përfshirjen direkte në vrasje, por shtoi se për episode të lidhura me to kishte komunikuar përmes aplikacionit të koduar “Sky ECC”.
Emri i Suel Çelës u përmend gjithashtu në seancë, për të cilin Alibej tha se kishte interes për ta nxjerrë jashtë loje vëllain e tij, Endrit Alibej.
Prokuroria: Na sqaro si financoheshe dhe si i siguroje paratë?
Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me trafikim drogë normalisht, por s’kemi qenë përzierë kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty.
Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc. Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë.
Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti.
Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit. Përveç se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje