Tue, Jun 17, 2025

Nxori në shitje Hernandez, Panucci del kundër Igli Tares

  • PublishedJune 17, 2025

Nxori në shitje Hernandez, Panucci del kundër Igli Tares

Milan e Juve, dy “bigët” e Serie A, po përfshihen jashtëzakonisht shumë në këtë merkato vere, ku në tavolinë janë shumë emra lojtarësh që mund të ndryshojnë destinacion, pasi janë pjesë e projekteve të dy klubeve. Pas Kalulu-t, “Zonja e Vjetër” kërkon nga “djalli” edhe dy mbrojtës të tjerë, Tomori dhe Theo Hernandez. Në fakt, Tomori është një dëshirë e vjetër e drejtuesve të Juves, por emri i tij po lakohet fuqishëm këtë verë. Tare ka vërtetuar se nuk lëshon lojtarë nën kosto, mbrojtësi anglez mund të largohet, por jo pa marrë atë që kërkon.

Ajo që bën më shumë bujë këto ditë, është ideja e përfshirjes së dy klubeve në një shkëmbim lojtarësh. Juve kërkon të sigurojë shërbimet e Theo Hernandez, madje janë të gatshëm të paguajnë edhe kesh për kartonin e tij i cili vlerësohet nga ana e Igli Tares me 30 milionë euro. Kjo negociatë nisi të ndërlikohet ende pa marrë formë të plotë, pasi Max Allegri kërkon Dusan Vlahovic në Milano. Juve është gati të shes “bomberin” serb, janë të gatshëm gjithashtu që ta përfshijnë edhe në negociata për Hernandez.

Problemi kryesor për Milan dhe për Igli Taren është paga e lartë e Vlahovic, me serbin që përfiton 12 milionë euro në Torino, një pagë shumë e lartë që Igli Tare nuk ja garanton dot.

Në lidhje me këto negociata është përfshirë edhe ish trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, me këtë të fundit që ka dalë kundër shitjes së Theo Hernandez duke theksuar se kjo lëvizje do të ishte një autogol i Milanit pasi në sytë e tij, Theo është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.

()


AlbaniaWeb.net