Tue, Jun 17, 2025

SPAK paraqet sot në GJKKO raportin dymujor për hetimet ndaj Erion Veliajt

  • PublishedJune 17, 2025

SPAK paraqet sot në GJKKO raportin dymujor për hetimet ndaj Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) do të dorëzojë sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) raportin dymujor mbi ecurinë e hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca pritet të nisë në orën 11:30. Fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 13 qershor, por u shty për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule, që ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk ishte i pranishëm në sallë.

Gjatë seancës së sotme, SPAK do të bëjë publike detaje nga hetimi dy mujor për Veliajn, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Në fund të raportimit, pritet që SPAK të japë qëndrimin zyrtar nëse masa e arrestit me burg duhet të mbetet në fuqi apo të zbutet.

Ndërkohë, avokati i Veliajt, Ermir Beta, është shprehur për News24 se do të vlerësojë mundësinë për të kërkuar një lehtësim të masës, në varësi të përmbajtjes së raportit që do të dorëzohet në gjykatë.