Tue, Jun 17, 2025

“Stresi s’i ka marrë lekët?”/ Babai i reperit i përgjigjet akuzave të Rezart Veleshnjës

  • PublishedJune 17, 2025

“Stresi s’i ka marrë lekët?”/  Babai i reperit i përgjigjet akuzave të Rezart Veleshnjës

Deklarata e aktorit Rezart Veleshnja, i cili pretendoi se Arkimed Lushaj (i njohur si Stresi), ende nuk ka përfituar çmimin e madh të fituar dy vite më parë në “Big Brother VIP Kosova”, ka ngjallur reagime të forta.

Por këto fjalë janë hedhur poshtë menjëherë nga babai i reperit. Në një prononcim për emisionin “Kosova Today”, ai i quajti pretendimet e Veleshnjës të pavërteta dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar. Është shpifje dhe trillim, nuk e di nga kush e ka marrë. E vërteta është që lekët e BBVK i kam tërhequr unë personalisht dhe jam marrë vetë me të gjitha veprimet financiare,”- u shpreh Lushaj.

Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, ka udhëtuar drejt Klan Kosova për të firmosur kontratën me drejtorin e televizionit dhe se çdo gjë ka qenë transparente dhe në përputhje me marrëveshjen.