Egnatia përforcohet në merkato, vjen një mesfushor
Egnatia ka transferuar mesfushorin e njohur të Bylisit, Flamur Ruçi. Edhe pse kishte dy vite kontratë me ballshiotët, Ruçi zgjodhi të bashkohej me kampionët e Shqipërisë. Në sezonin e fundit, ai u aktivizua në 33 ndeshje.
“FK Bylis njofton arritjen e marrëveshjes, për transferimin e mesfushorit Flamur Ruçi te kampionët e Egnatias. Pas pesë viteve kontribut në klubin tonë, një vit aktivizim me moshat dhe katër vite në ekipin e parë, Ruçi sot nis një eksperiencë të re.
Beratasi kishte edhe dy vite kontratë me skuadrën tonë. FK Bylis e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruan klubi ballshiot.