Milan tenton Kean për sulmin, vjen edhe oferta e parë për Granit Xhakën
Milani është futur seriozisht në garë për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, që është objektivi kryesor për mesfushën. Sipas burimeve, Igli Tare ka udhëtuar në Gjermani për të paraqitur një ofertë fillestare prej 10 milionë euro, shumë që Milani nuk ka ndërmend ta rrisë ndjeshëm.Plani B është përfshirja në tratativa e qendërmbrojtësit Malick Thiaw.
Ndërkohë krahas mesfushës, kuqezinjtë e Max Allegrit po mendojnë seriozisht edhe për sulmin. Milan ka bërë një sondazh të parë për Moise Kean, sulmuesin që ka bërë një sezon të mirë me Fiorentinën. Kërkesa për të vjen nga Massimiliano Allegri, trajneri që e ka rritur Keanin te Juventusi dhe do ta donte sërish nën urdhrat e tij te Milani.
Problemi është klauzola prej 52 milionë euro që Kean ka në kontratë për dy javët e para të korrikut. Gjithsesi, kjo shumë mund të negociohet duke përfshirë lojtarë të tjerë si Pietro Terracciano, portier që pëlqehet nga Pioli (që pritet të marrë drejtimin e Fiorentinës).
Në vijim të kërkimeve për një “bomber”, Milani është përfolur edhe për një interesim për serbin e Juventusit Dusan Vlahovic, që mund të largohet nga bardhezinjtë, por ka pagë shumë të lartë.
Për momentin këto janë thjesht zëra merkatoje, por ajo që dihet mesiguri është që “Djalli” dëshiron të përforcojë sulmin me një qendërsulmues klasik, sipas kërkesave të trajnerit të ri, dhe për këtë arsye priten zhvillime në orët apo ditët në vijim, sidomos rreth Kean, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.