Ndeshja e parë në Conference League, Vllaznia nuk luan në Shkodër
Vllaznia do të kërkojë të kalojë me sukses turin e parë të Conference League, ku përballë do ketë letonezët e Daugavpils. Shkodranët, në një postim në rrjetet sociale, kanë bërë me dije se takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky vendim erdhi pas përplasjeve të fundit mes klubit dhe Bashkisë. Tifozët, në këto kushte, për të parë ekipin e zemrës, do të duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit.
Sipas programit, ndeshja e parë do të luhet me 10 korrik dhe akti i kthimit një javë më pas.