Rusia paralajmëron SHBA-në që të mos e ndihmojë ushtarakisht Izraelin
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, paralajmëroi të mërkurën se asistenca e drejtpërdrejtë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për Izraelin mund ta destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme, ku po zhvillohen luftime ajrore qe gjashtë ditë mes Iranit e Izraelit.
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR të Rusisë, Sergei Naryshkin, ka deklaruar se situata midis Iranit dhe Izraelit tani është kritike.
Paralajmërimi i Zëvendësministrit të Jashtëm Rus
Ryabkov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara tw Amerikws të mos i ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake Izraelit ose të mos marrë në konsideratë “opsione të tilla ekologjike”, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
“Ky do të ishte një hap që do ta destabilizonte rrënjësisht të gjithë situatën”, citohet se tha ai.
Më parë, një burim i njohur me diskutimet e brendshme në SHBA tha se Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një sërë opsionesh, duke përfshirë bashkimin me Izraelin në sulmet kundër objekteve bërthamore iraniane