Spektakël dhe elegancë në finalen e “Miss Shqipëria 2025”, shpallet fituesja
“Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.
Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.
Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia.