Fri, Jun 20, 2025

Chiesa duhet të “fitojë” kombëtaren e Italisë, në sezonin e ri i duhen më shumë…hapësira

  • PublishedJune 19, 2025

Chiesa duhet të “fitojë” kombëtaren e Italisë, në sezonin e ri i duhen më shumë…hapësira

Pas një sezoni të dështuar te Liverpool, Federico Chiesa duhet të gjejë një skuadër ku do të mund të luajë, për të fituar kështu edhe ftesën e trajnerit të ri të kombëtares, Gatusso.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, për sulmuesin e njohur, ka dy skenarë të mundshëm për një rikthim në Serie A.

Alternativa e parë është Napoli, me Antonio Conten që një afrim të tillë do e priste krahë-hapur.

Destinacion tjetër mund të jetë Milani. Gjithsesi, veprimi i kuqezinjve varet nga disa aspekte, përfshirë këtu edhe vendimin përfundimtar për Leaon.


AlbaniaWeb.net