Thu, Jun 19, 2025

“Nuk jemi këtu për të firmosur deklarata për…”, Tabaku pas mbledhjes në Strasburg: S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira

  • PublishedJune 19, 2025

“Nuk jemi këtu për të firmosur deklarata për…”, Tabaku pas mbledhjes në Strasburg: S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, por pa një deklaratë të përbashkët mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës socialiste.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Integrimin, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, deklaroi pas takimit se opozita ka paraqitur një sërë shqetësimesh serioze që prekin bazat e funksionimit demokratik të vendit.

“Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata sa për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Tabaku, duke vënë theksin te nevoja për zgjedhje të lira, sundim të ligjit dhe luftë të pandërprerë ndaj korrupsionit.

Sipas saj, integrimi europian nuk duhet të mbetet një slogan politik, por të reflektojë në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë përmes reformave të prekshme dhe të qëndrueshme.

“S’ka integrim të vërtetë pa demokraci funksionale dhe pa reforma që godasin korrupsionin në rrënjë,” tha më tej Tabaku, duke shtuar se rruga drejt Bashkimit Europian nuk është një destinacion formal, por një proces që kërkon standarde, përgjegjësi dhe angazhim të sinqertë politik.

Opozita kërkon që bashkëpunimi me BE-në të mbështetet mbi reforma reale dhe jo në retorikë boshe apo fasada institucionale.