Sarah Jessica Parker: Komentet për pamjen time më lanë pa fjalë
Edhe pas dekadash suksesi në ekran, Sarah Jessica Parker tregon se një nga sfidat më të mëdha të karrierës së saj nuk ka qenë aktrimi, por përballja me opinionet e ashpra për pamjen fizike.
Në një rrëfim të sinqertë, aktorja 60-vjeçare kujtoi se nuk ishte aspak e përgatitur për vëmendjen e vrullshme që mori kur “Sex and the City” nisi transmetimin në vitin 1998. “Nuk ishin komente për punën time apo për rolin që luaja,” – tha ajo – “por thjesht për mënyrën si dukesha.”
Sarah tha se ndonëse e konsideronte veten një person me vetëbesim, komentet e vazhdueshme për trupin dhe fytyrën e saj arritën ta trondisin. “Ishte zhgënjyese. Flitej për gjëra që s’i kisha menduar kurrë ta ndryshoja dhe s’kisha ndërmend ta bëja as atëherë, as tani.”
Ajo kujton si, në vend të një debati të hapur dhe njerëzor, shpesh përballej me gjykime që nuk linin hapësirë për përgjigje apo reflektim. “Askush nuk do të të thoshte në sy: ‘Je e shëmtuar’. Por në internet kjo ndodhte rregullisht. Dhe pyesja veten: ‘Pse gjithë ky zemërim? Pse ndiheni të detyruar të e shprehni këtë?’”