Mon, Nov 10, 2025

ZYRTARE/ Shënoi golin më të rëndësishëm të sezonit, Elbasani ndan rrugët me sulmuesin

  • PublishedJune 19, 2025

Elbasani ka njoftuar se janë ndarë rrugët me Amarildo Gjonin. Sulmuesi qëndroi kështu për një vit me verdheblutë.

Gjoni preferohej si zëvendësues nga Gvozdenoviç. 25-vjeçari shënoi vetëm një gol në kampionat, që ishte edhe më i rëndësishmi i sezonit. Elbasani luajti kundër Vllaznisë në javën e parafundit, dhe shkodranët po fitonin 0 me 1. Gjoni u aktivizua nga stoli dhe barazoi ndeshjen.

Ajo pikë ngjiti Elbasanin në vendin e katërt, që më pas u rifitua nga Partizani. Këto të fundit siguruan Europën përmes fitores në javën e fundit.


AlbaniaWeb.net