Fri, Jun 20, 2025

84-vjeçari që vuante nga skleroza gjendet i mbytur në një kanal vaditës, djali kishte denoncuar zhdukjen

  • PublishedJune 20, 2025

84-vjeçari që vuante nga skleroza gjendet i mbytur në një kanal vaditës, djali kishte denoncuar zhdukjen

Tragjedi në Peqin: 84-vjeçari që vuante nga skleroza gjendet i mbytur në një kanal, djali kishte denoncuar zhdukjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Fatishe të Peqinit, ku një i moshuar 84-vjeç është gjetur pa jetë në një kanal vaditës pranë banesës së tij.

Sipas informacioneve zyrtare, i biri i viktimës, një 38-vjeçar me inicialet I. D., kishte denoncuar mëngjesin e djeshëm në polici zhdukjen e të atit, i cili vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga shtëpia pa u kthyer më.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarit u gjet rreth orës 19:00 në një kanal ujitës shumë pranë banesës së tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit dhe hetimet e para, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se 84-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur.

Njoftimi i policisë

Peqin/Më datë 19.06.2025, ka kallëzuar shtetasi I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Fatishe, se mëngjesin e kësaj date, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi N. D., 84 vjeç, i cili vuan nga skleroza.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.

Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.