Berisha ironizon Akademinë Politike të PS-së për trajnimin e deputetëve: “Nuk keni vend në parlament, dorëzoni mandatet”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot zhvillimin e Akademisë Politike të PS-së, një aktivitet i dedikuar për trajnimin e deputetëve socialistë që do të marrin mandatin në shtator.
Berisha deklaroi se deputetët e PS-së nuk përfaqësojnë popullin, por janë zëdhënës të karteleve të drogës dhe krimit.
Për këtë arsye, ai kërkoi që ata të dorëzojnë mandatet, duke theksuar se kjo është e vetmja rrugë për të hapur rrugën për zgjedhje të reja në vend.
Berisha: Deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë; nuk përfaqësojnë popullin, përfaqësojnë kartelët e drogës dhe të krimit në Shqipëri.
Ju vend në parlament nuk keni. Kaq. Dorëzoni ato mandate të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna, Të gjitha votat në fletët pa firma i merrte veç një person që quhet famozja Sara Mile.
Kanë ndodhur gjëra që ndofta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent se duket se ka patur dhe ndërhyrje të tjera shumë më të mëdha.