Fri, Jun 20, 2025

Fasada e bërë copash nga plumbat, shenja në mur dhe banak! Pamjet nga biznesi i ish-shoferit të Arjan Ndojit që u qëllua me breshëri kallashnikovi

  • PublishedJune 20, 2025

Fasada e bërë copash nga plumbat, shenja në mur dhe banak! Pamjet nga biznesi i ish-shoferit të Arjan Ndojit që u qëllua me breshëri kallashnikovi

Panorama.al ka siguruar pamjet nga lokali në pronësi të Mondi Vogës, ish-shoferit të Arjan Ndojit, drejt së cilit u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet në video fasada e biznesit, i cili shërben edhe si hotel, është bërë copash, ndërsa shenjat e plumba janë të dukshme edhe në mure.

Gjithashtu raportohet se plumbat kanë depërtuar deri në banakun e lokalit, ndërsa dyshohet se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë hotelit të Mondi Vogës.