Nga Gjermania te Shqipëria, Weiper: Më kanë kontaktuar, kuqezinjtë mundësi e mirë
Nelson Weiper mund të veshë një ditë fanellën e Shqipërisë. Sulmuesi 20-vjeçar, i cili aktivizohet në radhët e Mainz, ka folur për mundësitë për të luajtur për kuqezinjtë, në një intervistë të dhënë së fundmi për Kicker.
“Te Shqipëria më kanë kontaktuar dhe tashmë më duan për ekipin kombëtar të të rriturve. Është vërtet një burim krenarie kur ekipi i të rriturve të një vendi të dëshiron. Dua të tregoj talentin tim në ekipin gjerman U-21 dhe të luaj për Gjermaninë sa më gjatë të jetë e mundur. Nëse gjërat nuk funksionojnë për Gjermaninë në një moment, Shqipërinë e shoh si një mundësi shumë të mirë”, tha Weiper.
Kujtojmë që ai aktualisht luan për Gjermaninë U21. Kicker thekson se nëna e djaloshit është nga Shqipëria dhe Weiper mund të luajë për Shqipërinë një ditë.
(J.S/)