Sat, Jun 21, 2025

Orari dhe stadiumi i Ligës së Konferencës, Partizani mëson detajet për ndeshjen e parë ndaj Nome Kalju

  • PublishedJune 20, 2025

Orari dhe stadiumi i Ligës së Konferencës, Partizani mëson detajet për ndeshjen e parë ndaj Nome Kalju

Partizani do të luajë ndeshjen e parë përballë Nome Kalju në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës në transfertë në Estoni. Një sfidë e cila do të luhet më datë 10 korrik.

UEFA ka publikuar detajet për ndeshjen e parë mes dy klubeve, duke pranuar orarin që ka vendosur klubi estonez, orën 19:45 lokale, 18:45 me atë shqiptare, për zhvillimin e sfidës në Talin. Ndërkohë, ndeshja nuk do të luhet në stadiumin e Nome Kalju, i cili është shumë i vogël dhe mban deri në 650 tifozë duke mos plotësuar kriteret e UEFA-s.

Ndeshja do të luhet në një nga stadiumet e tjerë “të mëdhenj” të Talin, “Kadriorg Stadium”, një nga më të vjetrit në vend, i cili mban deri në 5000 tifozë. Ky është një stadium i cili primar në fakt ka garat e shumësportëshit, por në të cilin luhen edhe ndeshje futbolli.


AlbaniaWeb.net