Fri, Jun 20, 2025

Rei Manaj kërkon të ndërrojë skuadër, në skenë del edhe ekipi i sulmuesit tjetër të Kombëtares

  • PublishedJune 20, 2025

Rei Manaj kërkon të ndërrojë skuadër, në skenë del edhe ekipi i sulmuesit tjetër të Kombëtares

Nga penalltia e humbur ndaj Serbisë tek e ardhmja e tij. Rei Manaj mbetet në qendër të mediave ku për të flitet, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi.

Sulmuesi pritet të largohet nga Sivaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por jo nga Turqia, pasi për të interesohen disa ekipe në Superligë. Sipas mediave në Turqi, së fundmi interes për të ka shfaqur Samsunspor, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e tretë.

Ekipi i Arbnor Mujës do të luajë në Europë këtë vit, për këtë arsye po planifikojnë të përforcohen gjatë merkatos së verës dhe Manaj shihet si opsion ideal. I njëjti ekip, pak ditë më pa,rë qarkulloi lajmi se ishte duke u interesuar edhe për mbrojtësin Enea Mihaj, që për momentin është një futbollist i lirë.

PANORAMASPORT.AL