Fri, Jun 20, 2025

Shkëlqeu te Skënderbeu, mesfushori u jep lamtumirën korçarëve dhe firmos në Kosovë

  • PublishedJune 20, 2025

Shkëlqeu te Skënderbeu, mesfushori u jep lamtumirën korçarëve dhe firmos në Kosovë

Rënia e Skënderbeut nga kategoria ka sjellë pasoja jo vetëm në ekipin e parë, por edhe te akademia e skuadrës, pasi futbollistë të cilët shpresonin të evidentoheshin duke luajtur me skuadrën e parë të klubit korçar, kanë zgjedhur destinacione të tjera për karrierën e tyre. Një prej tyre është edhe Lirjon Latifi, mesfushori i cili kishte spikatur me fanellën e Skënderbeut U19, duke u shpallur kampion i Shqipërisë me këtë grupmoshë. Ai është zyrtarizuar sot si përforcimi i radhës i Llapit në Kosovë, duke nënshkruar atje një kontratë dyvjeçare me këtë klub.

POSTIMI I KF LLAPIT

Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë marrëveshjen me futbollistin e talentuar, Lirjon Latifi, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mesfushori 19-vjeçar me tipare ofensive vjen pas një sezoni të kaluar me ekipin U19 të Skënderbeut në Shqipëri, ku ka treguar paraqitje të mira dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Latifi konsiderohet si një futbollist me potencial të madh dhe pritet që në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë.

Klubi ynë vazhdon të sjell lojtarë të rinj dhe premtues, duke ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe konkurruese.

𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧, 𝐋𝐢𝐫𝐣𝐨𝐧!


AlbaniaWeb.net